Pas pak nis seanca, cilat janë qëndrimet e partive politike për kandidatët e LVV-së - Gazeta Express
string(82) "pas-pak-nis-seanca-cilat-jane-qendrimet-e-partive-politike-per-kandidatet-e-lvv-se"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 10:23

Pas pak nis seanca, cilat janë qëndrimet e partive politike për kandidatët e LVV-së

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 10:23

Deputetët sot sërish tentojnë të zgjedhin kryeparlamentarin, teksa që nga 18 gushti ka nisur afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Partitë vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja thotë se s’ka votë për asnjë kandidatë të LVV-së që ka qenë pjesë e Qeverisë të legjislaturës së kaluar.

LDK-ja vazhdon të insistojë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së nëse nuk ka një marrëveshje për një qeveri të unitetit.

AAK-ja thotë se ka votë për kandidatë të caktuar të LVV-së, sikurse Glauk Konjufca, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate – që më herët ka mbajtur edhe negociata me LVV-në – insiston në një marrëveshje politike me LVV-së në këmbim të votës për kryeparlamentar./REL/