Ministri i Jashtëm rus Lavrov e quajti një mision të mundshëm paqeruajtës të trupave europiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshëm”. Rusia njoftoi edhe se synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshme”. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të oftojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për “ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës”. Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte “krejtësisht e papranueshme” për Rusinë. Lavrovi këmbënguli që ditën e mërkurë (20.08,) për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini mbështet “garanci të besueshme sigurie” për Ukrainën, theksoi Lavrov. Megjithatë bisedimet mbi çështjet e sigurisë pa Rusinë nuk çojnë “askund”.
Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë “kërcënimet kolosale” ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom. “Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë”, tha Likhahev. “Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet.”
Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë “kërcënimet kolosale” ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom. “Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë”, tha Likhahev. “Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet”./DW/