Kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore – kapet në Prishtinë 30-vjeçari - Gazeta Express
string(71) "kishte-6-urdherarreste-3-kerkime-policore-kapet-ne-prishtine-30-vjecari"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 9:53

Kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore – kapet në Prishtinë 30-vjeçari

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 9:53

Njësitë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë kapur një 30-vjeçar i cili kërkohej për disa vepra. 

Ndaj tij kishte edhe gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore. 

“Në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit: – R- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore për veprat penale ‘Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor’”, njoftoi Policia.
Pas arrestimit, 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.