Douglas Luiz nënshkruan me Nottingham Forest - Gazeta Express
string(44) "douglas-luiz-nenshkruan-me-nottingham-forest"

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 9:09

Douglas Luiz nënshkruan me Nottingham Forest

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 9:09

Nottingham Forest ka nënshkruar me mesfushorin brazilian Douglas Luiz nga Juventusi në formë huazimi njëvjeçar, me detyrim të kushtëzuar për ta blerë përfundimisht verën e ardhshme, njoftoi klubi i Premier League.

27-vjeçari, i cili fitoi medaljen e artë olimpike me Brazilin në Tokio, kaloi vetëm një sezon te Juventusi pasi u largua nga Aston Villa për një shumë rreth 50 milionë euro (57.94 milionë dollarë) me një kontratë pesëvjeçare.

Megjithatë, ai bëri vetëm 27 paraqitje për klubin nga Torino.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu, është një klub i madh dhe vendosa të vij sepse e shoh ambicien që ka ky klub,” tha Douglas Luiz në një deklaratë të enjten mbrëma.

Pasi e nisi karrierën e tij te Vasco da Gama në Brazil, Douglas Luiz kaloi te Manchester City në vitin 2017, por nuk luajti për ta dhe u huazua te Girona për dy sezone, përpara se t’i bashkohej Aston Villa-s në vitin 2019.

Forest, që përfundoi në vendin e shtatë në Premier League sezonin e kaluar, do të vizitojë Crystal Palace të dielën.