Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë - Gazeta Express
string(96) "gjenden-mbetje-mortore-qe-dyshohet-se-i-perkasin-nje-personi-te-zhdukur-gjate-luftes-ne-kosove-2"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 8:55

Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 8:55

Në Klinë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme.

“Klinë / 1998-1999. Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.