Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik që ka bllokuar formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon negativisht në funksionimin e brendshëm të shtetit dhe në raportet me Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për KOHËN, ambasadori Nissinen tha se zvarritja e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë rrezikon të minojë përparimin në fusha kyçe, përfshirë reformat, besimin e publikut dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Stabiliteti dhe parashikueshmëria politike janë thelbësore për zhvillimin e çdo vendi. Rikthimi i funksionalitetit të institucioneve ndihmon në ruajtjen e besimit të publikut. Politikanët njihen për aftësinë e tyre për të arritur kompromis, ndaj unë kam besim në aftësitë e tyre. Së pari dhe mbi të gjitha, nevojitet vullnet politik,” theksoi ai.
Sipas tij, vonesat institucionale mund të bllokojnë reformat e nevojshme dhe të dëmtojnë momentumin drejt integrimit evropian. Ai e cilësoi funksionimin e qeverisë si një sinjal të rëndësishëm për maturinë politike dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...