Sekretari Parlamentar gjerman sot fillon vizitën Kosovën - Gazeta Express
string(56) "sekretari-parlamentar-gjerman-sot-fillon-viziten-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 7:13

Sekretari Parlamentar gjerman sot fillon vizitën Kosovën

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 7:13

Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij, Saathoff do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe inovativ në vend.

Sipas agjendës së paralajmëruar, në orën 14:30, e viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP), Prizren, ndërsa në orënë 15:30 do të mabjë konferencë për shtyp.

Vizita e zyrtarit të lartë gjerman pritet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në mbështetjen për inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e teknologjisë dhe sipërmarrjes.