Pamje nga aksidenti në Lupç të Podujevës ku u lënduan pesë persona - Gazeta Express
string(66) "pamje-nga-aksidenti-ne-lupc-te-podujeves-ku-u-lenduan-pese-persona"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:26

Pamje nga aksidenti në Lupç të Podujevës ku u lënduan pesë persona

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:26

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga ky aksident, ku shihen veturat e dëmtuara rëndë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.