Dinamo City ka pësuar humbje 3:0 në ndeshjen e parë në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja pësoi humbje të thellë në Poloni nga skuadra e Jagiellonias, shkruan Gazeta Express.
Imaz kaloi vendasit në epërsi në mintuën e 12-të të ndeshjes, para se Pululu të shënonte për 2:0 në të 34-tën.
Për epilogun e këtij takimi u përkujdes Wojtuszek në mintuën e 50-të.
Dinamo Cityn do ta presë punë jashtëzakonisht e vështirë pas një jave në Tiranë ku do të synojë përmbysjen e rezultatit.