“Veç unë edhe Beka nuk e kena problem me e tregu partinë”, Çeku komenton rivalët e tij - Gazeta Express
string(83) "vec-une-edhe-beka-nuk-e-kena-problem-me-e-tregu-partine-ceku-komenton-rivalet-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:07

“Veç unë edhe Beka nuk e kena problem me e tregu partinë”, Çeku komenton rivalët e tij

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:07

Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka komentuar rivalët e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tetor.

Çeku në emisionin Pressing në T7 tha se kandidati i PDK’së, Uran Isamili interesohet për Prishtinën vetëm kur afrohen zgjedhjet.

“Paraqitet kur afrohen zgjedhjet dhe nis me u interesu për Prishtinën, pra ska Prishtinali më të madh se ai dhe pastaj kur humb prapë vazhdon me punët e tij deri në zgjedhjet e radhës. PDK nuk është organizatë demokratike dhe uk është një institucion ku vendimet merren me najfarë demokracie, profesionalizmi apo diçka tjetër, sepse kjo është shumë e qartë, e këtë e shpalosi në mënyrën më transparente dinamiken e brendshme të PDK  zotëri Ramiz Lladrovci”.

Tutje, Çeku tha se vetëm ai dhe Bekë Berisha nga AAK nuk e kanë problem të tregojnë se me cilën parti garojnë.

“Në këtë fotografi vetëm unë dhe Beka hiq nuk e kemi problem me tregu se me cilën parti garojmë. Të tjerët kandidojnë si të pavarur”.

Ndërsa për rivalen e tij, Besa Shahini nga PSD, është rezervuar në komente për të, pasi thotë se ka shumë respekt për të.

“Unë du me rujt respektin për Besën që e njoh shumë gjatë, para Shqipërisë, para aktivitetit të saj të për shoqërinë civile. Po du me rujt at respekt që e kom për to, nuk po du me komentu më shumë”, tha ai.