Çeku në Pressing, reagon Murati: Propaganda për bllokim nga qeveria tentim- shfajësim i Përparim Ramës për mospunë - Gazeta Express
string(111) "ceku-ne-pressing-reagon-murati-propaganda-per-bllokim-nga-qeveria-tentim-shfajesim-i-perparim-rames-per-mospune"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:00

Çeku në Pressing, reagon Murati: Propaganda për bllokim nga qeveria tentim- shfajësim i Përparim Ramës për mospunë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 22:00

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, gjatë intervistës në Pressing në T7 mohoi se Qeveria Kurti ka bllokuar projektet e Përparim Ramës për kryeqytetin. Derisa Çeku po flet për planet e tij për Prishtinën në rast se i fiton zgjedhjet, ka reaguar ministri i Ekonomisë në detyrë, Hekuran Murati, të cilin poashtu e akuzon Rama për bllokim të projekteve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Murati shkruan:

“Ka më shumë se 2 vjet që ia kemi siguruar 80 milionë euro financim Komunës së Prishtinës për projektin e Ngrohjes Solare. Madje më është dashtë me i lutë disa herë deputetët e LDK-së me e ratifiku projektin në Kuvend.

Kush e bllokoi Përparim Ramën dhe Komunën e Prishtinës që për 2 vjet s’kanë lëvizë asgjë në realizimin e këtij projekti që do të rriste mbulimin e më shumë lagjeve me ngrohje qendrore?

Ka më shumë se 3 vjet që Komuna e Prishtinës i ka të nënshkruara 10 milionë euro për blerje të autobusëve shtesë për Trafikun Urban.

Kush e bllokoi Përparim Ramën dhe Komunën e Prishtinës që s’kanë arritë me sjellë asnjë  autobus të ri, anipse kredia është e nënshkruar tash e 3 vjet?

E gjithë propaganda për bllokim nga qeveria është vetëm tentim për shfajësim të mos-punës dhe dembelisë së Përparim Ramës, i cili siç edhe u pa asnjëherë se ka marrë seriozisht punën që ia besuan qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Murati.