Zjarr në Shkup, Shkëndija e "djeg" gjigantin bullgar - Gazeta Express
string(49) "zjarr-ne-shkup-shkendija-e-djeg-gjigantin-bullgar"

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 21:55

Zjarr në Shkup, Shkëndija e “djeg” gjigantin bullgar

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 21:55

Një natë historike në Shkup. Shkëndija ka arritur një fitore madhështore në ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Europës, duke mposhtur gjigantin bullgar Ludogorets me rezultat 2:1 në stadiumin e saj.

Takimi nisi me shumë kujdes nga të dyja skuadrat, por ishin miqtë ata që kaluan të parët në epërsi. Në minutën e 17-të, Duarte shënoi për 0:1, duke ngrirë atmosferën në tribunë.

Megjithatë, reagimi i kuqezinjve të Tetovës nuk mungoi. Pas disa aksioneve të rrezikshme, në minutën e 35-të erdhi barazimi. Liridon Latifi me supergol nga gjuajtja e lirë riktheu entuziazmin e tifozëve tetovarë, duke bërë 1:1.

Pjesa e dytë nisi me Shkëndijën më të vendosur dhe shpërblimi erdhi në minutën e 60-të. Legjenda e klubit, Besart Ibraimi, realizoi golin e fitores, duke i dhënë epërsi të madhe skuadrës shqiptare për ndeshjen e kthimit.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Shkëndijën, duke pasur parasysh se Ludogorets është një skuadër shumë e fortë, me eksperiencë të madhe në garat evropiane dhe pjesëmarrje të rregullt në grupet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë e Tetovës shkojnë në Bullgari me një avantazh të çmuar, teksa ëndrra për një kualifikim historik në fazën e grupeve të Ligës së Europës është më e gjallë se kurrë.