Rregulla të reja në shkolla/ Fokus te siguria dhe disiplina - Gazeta Express
string(58) "rregulla-te-reja-ne-shkolla-fokus-te-siguria-dhe-disiplina"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 21:49

Rregulla të reja në shkolla/ Fokus te siguria dhe disiplina

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 21:49

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin zyrtar për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në arsimin parauniversitar, duke përcaktuar masa konkrete që prekin sigurinë, sjelljen dhe organizimin në shkolla.

Në fokus janë parandalimi i dhunës dhe bullizmit, ku kërkohet zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit dhe ngritja e këndeve “Stop dhunës në shkollë” e ekipeve “antibulling” në çdo institucion arsimor.

Gjithashtu, nënvizohet rëndësia e përfshirjes së mësuesve koordinatorë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe monitorimi i etikës në shkolla.

Një tjetër masë e rëndësishme është ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore, duke kërkuar përfshirjen e rregullave të qarta në rregulloren e brendshme të çdo shkolle.

MAS gjithashtu udhëzon që shpërndarja e teksteve shkollore të kryhet me transparencë dhe sipas grafikut të miratuar, ndërsa klasat I–IX do të pajisen me libra falas.

Udhëzimi thekson rolin e strukturave psikosociale në shkolla dhe kërkon përfshirje aktive të ZVAP-ve dhe drejtorive në zbatimin e këtyre masave për një vit shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të disiplinuar.