Pesë të lënduar nga një aksident trafiku në Lupç të Podujevës - Gazeta Express
string(61) "pese-te-lenduar-nga-nje-aksident-trafiku-ne-lupc-te-podujeves"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 21:50

Pesë të lënduar nga një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 21:50

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.