Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.
Kampionia në fuqi e Kosovës triumfoi ngushtë 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të, kur Albert Dabiqaj realizoi pas një tollovie në zonën mysafirë.
Differdange e gjeti golin në minutën e 65-të, për ta barazuar rezultatin, shkruan Gazeta Express.
Por, gjilanasit morën sërish iniciativën për ta gjetur golin e rikthimit të epërsië.
Pas një ndërhyrjeje të palejuar në zonë ndaj Dabiqajt, gjyqtari akordoi 11 metërsh për Dritën.
E nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Besnik Krasniqi që realizoi në minutën e 80-të edhe golin e fitores.
Kësisoj, Drita shkon në Luksemburg me epërsi të vogël, por mjaft të vlefshme, teksa një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.