“Gruaja e Memlit, Motra e Paris Gurit”, Kerquki e pyet Çekun për ndarjen e fondeve, ai numëron familjarët e zyrtarëve të partive tjera që përfituan - Gazeta Express
string(142) "gruaja-e-memlit-motra-e-paris-gurit-kerquki-e-pyet-cekun-per-ndarjen-e-fondeve-ai-numeron-familjaret-e-zyrtareve-te-partive-tjera-qe-perfituan"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 21:41

“Gruaja e Memlit, Motra e Paris Gurit”, Kerquki e pyet Çekun për ndarjen e fondeve, ai numëron familjarët e zyrtarëve të partive tjera që përfituan

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 21:41

Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, u pyet në Pressing në T7 për ndarjen e subvencioneve ku nëpër këto lista pati shumë përfitues që janë të afërm të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Çeku lexoi emra të përfituesve të të afërmve të partive opozitare.

“Disa emra përfitues, me vlera financiare. Në këto vite sa unë jam ministër, përfitues kane qenë: Eliza Hoxha, deputete e PDK-së. Meliza Krasniqi, bashkëshortja e Memli Krasniqit. Kujtim Shala deputet i LDK-së, Granit Rugova ish-drejtor i sportit në Prishtinë, Bajram Kosumi, Adelina Thaçi bashkëshortja e Bardhyl Metës, Ethem Çeku, Muhamet Hamiti anëtar i LDK-së, Bjeshka Guri motra Paris Gurit. Shkodran Ramadani, Nuredin Ibishi, Driton Siqesa…etj. Kanë përfitu sepse e meritojnë”, tha Çeku në Pressing, transmeton Express.

“Pse po ja përmend emrat?”, e pyeti autori i presing Leonard Kerquki.

“Përfitojnë sepse e meritojnë”, u përgjigj Çeku.