Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Pogradec - Gazeta Express
string(86) "kaluan-vijen-kufitare-ne-menyre-te-paligjshme-bllokohet-skafi-me-7-persona-ne-pogradec"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 21:30

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Pogradec

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 21:30

Një mjet lundrues tip Jet Ski që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë me 7 persona në bord u ndalua nga policia kufitare në zonën turistike përballë fshatit Tushemisht.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë.