Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, zbuloi në Pressing në T7 tri shtyllat kryesore të programit të tij për kryeqytetin.
Çeku shprehi interesim që të punojë me të gjithë asambilstët e partive “që të ndërtojmë konsenmsus dhe vendimmarrje”, tha ai, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet.
“Vizioni im i ka tri shtylla, e para është qytet funksional. Qyteti ynë nuk është duke funksionu. Shtylla jonë e dytë është kryeqytet që zhvillohet, ekonomitë tona familjare. Ndonëse jetohet në një zonë me potencial shumë të lartë nuk janë në nivelin e mirëqenies së duhur ekonomike. Shtylla jonë e tretë është Prishtina e barazive, në Prishtinë sot ka shumë pabarazi. Duhet të punojmë në politika sociale që t’i zbusim pabarazitë që ekzistojnë në Prishtinë”, tha Çeku në Pressing, transmeton Express.