Riaktivizohet zjarri në Valikardhë të Bulqizës, ndizet një vatër në Kërçisht të Maqellarës - Gazeta Express
string(91) "riaktivizohet-zjarri-ne-valikardhe-te-bulqizes-ndizet-nje-vater-ne-kercisht-te-maqellares-2"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:58

Riaktivizohet zjarri në Valikardhë të Bulqizës, ndizet një vatër në Kërçisht të Maqellarës

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:58

Vetëm pak ditë pasi zjarret që ishin aktive u shuan nga reshjet e shiut në fillim-javë, këtë të enjte janë riaktivizuar.

Vatra e zjarrit mbi fshatin Valikardhë të Bulqizës në vendin e quajtur “Liqeni i Zi” është rindezur, ku është ende e paqartë se si flakët rifilluan.

Edhe pse zjarri ishte shuar nga reshjet e shiut, autoritetet vendore kishin lënë një grup për ta monitoruar nga frika se mos trungjet e mbetura mund të bëheshin shkak për riaktivizimin e vatrës.

Me rritjen e temperaturave dhe rikthimin e erës së fortë, duket se është bërë riaktivizimi i zjarrit. Ndërkohë, për shuarjen e tij janë nisur forca të shumta zjarrfikëse nga bashkia Bulqizë, shërbimi pyjor, dhe administrata. Kjo ka qenë ndër zonat më të dëmtuara nga zjarri gjatë kësaj vere ku janë dhjegur me dhjetra hektar pyje me pemë halore si pishë të zezë dhe Ahu.

Po ashtu, një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatit Kërçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës. Dyshohet se nga pakujdesia e një personi i cili ka qenë duke pastruar tokën e tij me djegien e ferrave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Edhe këtu ka nisur ndërhyrja e forcaver të pushtetit vendor për neutralizimin e zjarrit.