Vatra të reja zjarri në Kolonjë, në afërsi të Shelegurit - Gazeta Express
string(55) "vatra-te-reja-zjarri-ne-kolonje-ne-afersi-te-shelegurit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:41

Vatra të reja zjarri në Kolonjë, në afërsi të Shelegurit

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:41

Një tjeter vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit në afërsi të Shelegurit.

Nga pamjet e siguruara shihet vatra e zjarrit e cila ndodhë në afërsi të bizneseve të zonës ndërsa vatrat e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit në afërsi të piramidave 13-14 në kufirin me Greqinë.

Ajo çka bie në sy është se pavarësisht punës kolosale të kryer nga punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë, forcat e shërbimit pyjor, ushtrisë dhe ADZM, herë pas herë janë shfaqur vatra të reja zjarri çka edhe për policinë dyshohet të jenë zjarre të qëllimshme.

Policia e komisariatit Ersekë ka marrë në pyetje dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë në përdorim kullotat ndërsa bashkia Kolonjë ka bërë thirrje për të mbrojtur zonat e mbrojtura dhe vendosjen e autorëve të dyshuar para përgjegjësisë ligjore.