Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal - Gazeta Express
string(101) "strategjia-kombetare-2025-2030-integrim-i-ai-ne-energji-prokurime-publike-dhe-kunder-evazionit-fiskal"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:00

Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 17:00

Në Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale (AI) 2025-2030, Shqipëria synon të integrojë AI në sektorin e energjisë, prokurimeve publike si dhe për luftën kundër evazionit fiskal mes fushave të tjera.

Agjencia për Medie dhe Informim (MIA) ndau sot disa nga përfitimet nga përdorimi i AI, një sistem elektronik i drejtuar nga inteligjenca artificiale për automatizimin e plotë të proceseve të prokurimit.

Sipas MIA-s, përdorimi i AI thjeshton procedurat për bizneset kombëtare dhe ato europiane, rrit eficencën në sektorin energjetik, si dhe sjell zbulim të shpejtë të rasteve të evazionit fiskal.

Konkretisht në prokurimet publike, përdorimi i AI synon zhdukjen e korrupsionit dhe abuzimit, sigurimin e transparencës, si dhe nxitjen e konkurencës së ndershme.

Në sektorin e energjisë përdorimi i AI synon rritjen e eficencës së sistemit, si dhe përdorimin e burimeve energjetike në kohën dhe vendin e duhur.

Në luftën kundër evazionit fiskal përdorimi i AI synon zbulimin e anomalive në të dhëna fiskale dhe fatura; zbulimin e rasteve të evazionit fiskal apo krimit financiar; si dhe analizimin e faturave elektronike dhe deklaratave doganore.