AC Milan ka kompletuar një tjetër lëvizje të bujshme në merkato. Fabrizio Romano konfirmon se sulmuesi nigerian, Victor Boniface, është tashmë një hap larg prezantimit si lojtar i ri i “Rossonerëve”.
Sipas marrëveshjes së arritur, Milani do ta marrë lojtarin në formë huazimi për 5 milionë euro, ndërsa kontrata përfshin edhe një klauzolë blerjeje prej 24 milionë euro, e cila nuk është e detyrueshme.
Gjithashtu, Boniface ka pranuar termat personalë, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Hapi i radhës do të jetë kryerja e testeve mjekësore, pas së cilës pritet nënshkrimi i kontratave dhe zyrtarizimi i transferimit.
Boniface, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Evropë, shihet nga drejtuesit e Milanit si përforcimi i duhur për repartin ofensiv dhe një investim afatgjatë për të ardhmen e klubit.