Vetaksident me fatalitet në Jabllanicë të Gjakovës, vdes shoferi i një automjeti - Gazeta Express
string(79) "vetaksident-me-fatalitet-ne-jabllanice-te-gjakoves-vdes-shoferi-i-nje-automjeti"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 17:00

Vetaksident me fatalitet në Jabllanicë të Gjakovës, vdes shoferi i një automjeti

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 17:00

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’’, ka thënë ai. /GazetaExpress