Plagosja me armë në Hamallaj pas një konflikti për vend parkimi - Gazeta Express
string(63) "plagosja-me-arme-ne-hamallaj-pas-nje-konflikti-per-vend-parkimi"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:52

Plagosja me armë në Hamallaj pas një konflikti për vend parkimi

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:52

Konflikti që nisi për një vend parkimi përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit pasditen e së mërkurës në Hamallaj të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 16:40, pas një debati për motive të dobëta, 44-vjeçari A.L. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt 28-vjeçarit L.R., duke e plagosur rëndë.

I riu ka marrë dy plumba në trup dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Toyota Yaris”, ndërsa forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.

Ai tashmë është identifikuar dhe kontrollet vijojnë në disa zona të mundshme ku mund të jetë fshehur.