S'certifikohet kandidati i PDK'së për kryetar të Deçanit - Gazeta Express
string(55) "scertifikohet0-kandidati-i-pdkse-per-kryetar-te-decanit"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 17:23

S’certifikohet kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 17:23

Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Polittike nuk ka rekomanduar certifikimin e kandidatit të PDK’së për kryetar të Deçanit. Ajo tha se Mushkolaj është anëtar i shërbimit të jashtëm.

“MPJD ka bërë një përkufizim, një interpretim të ligjit të anshëm dhe selektik në rastin e Koran Mushkolajt. Korabi prej datës 1 korrik 2025 mban funksionin e zyrtarit të lartë ceremonial në departamentin e protokollit të shtetit dhe kjo përgjegjësi hyn në kuadër të shërbyesve civilë dhe jo të shërbimit të jashtëm”, tha ai.

Ai tha se po bëhet një “interpretim i ngushtë ligjor” nga MPJD.

Elshani bëri të ditur se nga 4 gushti Mushkolaj ka bërë kërkesë për pezullim të vendit të punës por nuk i është dhënë pëlqimi nga Ministria e Punëve të Jashtme.