Ndalohen për 48 orë dy zyrtarë publikë, i kërkuan para një kandidati për të kaluar testin teorik për leje - Gazeta Express
string(104) "ndalohen-per-48-ore-dy-zyrtare-publike-i-kerkuan-para-nje-kandidati-per-te-kaluar-testin-teorik-per-leje"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:20

Ndalohen për 48 orë dy zyrtarë publikë, i kërkuan para një kandidati për të kaluar testin teorik për leje

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:20

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka ndaluar dy persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftim thuhet se ata i kanë kërkuar një shumë të hollash një personi që ta kalojë testin teorik për patentë shoferë.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publik të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ata janë ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerësve të këtyre veprave penale.”