Prattipati: VV dhe Kurti po e shqyrtojnë përjashtimin e disa prej tyre, ia bëra të qartë, partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje - Gazeta Express
string(125) "prattipati-vv-1dhe-kurti-po-e-shqyrtojne-perjashtimin-e-tyre-ia-bera-te-qarte-partite-serbe-duhet-te-marrin-pjese-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:22

Prattipati: VV dhe Kurti po e shqyrtojnë përjashtimin e disa prej tyre, ia bëra të qartë, partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:22

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, pas një takimi të mbajtur në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para media deklaroi se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e konsideruar përjashtimin e “disa partive politike” nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ajo tha se ia ka theksuar Kurtit se është e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në procesin zgjedhor dhe tha se janë të shqetësuar për tendencat për limitim të zgjedhjeve të tyre, raporton Gazeta Express.

 “Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë Prattipati para gazetarëve.

Takimi i Prattipatit me Kurtin erdhi pak para mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila pritet të nisë në orën 17:00.

Në rend dite në mbledhjen e sotme është certifikimi i grupit të katërt të 36 subjekteve politike kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në rend të ditës është edhe rekomandimi për certifikimin e Listës Srpska./Express/