Gati një javë pasi Qeveria ndau paratë për hua, RTK nënshkruan me Ministrinë, pagat ekzekutohen nesër - Gazeta Express
string(99) "gati-nje-jave-pasi-qeveria-ndau-parate-per-hua-rtk-nenshkruan-me-ministrine-pagat-ekzekutohen-neser"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:01

Gati një javë pasi Qeveria ndau paratë për hua, RTK nënshkruan me Ministrinë, pagat ekzekutohen nesër

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 16:01

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për huadhënie me Ministrinë e Financave dhe se pagat për punëtorë do të ekzekutohen nesër.

“Tē nderuar kolegē, sapo e nēnshkruam Marrēveshjen pēr huadhēnie me Ministrinē e Financave, Punēs dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesēr, mē 22 Gusht  2025. Ju falemnderit pēr besimin dhe mirēkuptimin tuaj!”

Të premten qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime e ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Qeveria tha se ka “miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.