Një debat i nxehtë është zhvilluar në emisionin Kosova Live mes gazetarit Shkodran Hoti dhe disa mërgimtarëve, ku tema kryesore ishte roli i diasporës në ekonominë dhe identitetin kombëtar të Kosovës.
Gjatë diskutimit, Hoti iu drejtua me ton të ngritur njërit prej mërgimtarëve, duke thënë:
“Nuk jeni pjesa më krenare e kombit, as nuk jeni pjesa më e mençur e as truri i vendit.”
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme nga mërgimtarët, Sali Bislimi, Minir Zhabari dhe Kristi Uka të cilët kundërshtuan ashpër, duke theksuar se kontributi i tyre ndër vite ka qenë vendimtar për mbijetesën ekonomike dhe zhvillimin e Kosovës.
Debati vazhdoi me tensione dhe ndërhyrje të shpeshta.
VIDEO: