Me 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn në histori të futbollit - Gazeta Express
string(90) "me-1391-ndeshje-te-luajtura-fabio-e-thyen-rekordin-boteror-dhe-hyn-ne-histori-te-futbollit"

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 14:45

Me 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn në histori të futbollit

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 14:45

Portieri i Fluminenses, Fabio ka hyrë në histori të futbollit.

Në fakt, portieri brazilian e ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e 1391-të zyrtare, gjë të cilën nuk e kishte bërë askush tjetër më parë.

44-vjeçari kështu e kaloi rekordin e anglezit Peter Shilton, i cili i kishte zhvilluar 1390 ndeshje në karrierë, e rekord të cilin Fabio e kishte barazuar pak ditë më parë, shkruan “Gazeta Express”.

Portieri i Fluminenses e shkroi historinë në fitoren 2:0 ndaj America de Kali në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiros në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Copa Sudamericana.

Kështu, Fabio është lojtari profesionist me më së shumti paraqitje në histori, ndonëse ende nuk është zyrtarizuar e njohur ky rekord nga FIFA e as nga Konfederata e Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

“Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri brazilian, i cili e mbylli lojën pa gola të pësuar dhe me një pllakë mirënjohjeje për arritjen e tij.

“Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, u shpreh trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.

“Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, vazhdoi ai. /Gazeta Express