Sot, në Kongresin Botëror të IFLA-s, Biblioteka Kombëtare e Kosovës u prezantua me kumtesën: “Rebuilding Memory through Digital Collecting: The Case of the National Library of Kosovo”.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha, shfaqi projektet e institucionit në ruajtjen e memories kolektive dhe rolin e bibliotekës si mbrojtëse e kujtesës kombëtare.
Ky prezantim ishte pjesë e sesionit “Collecting in a Digital World: Inclusivity and Sustainability”, ku u theksua rëndësia e digjitalizimit për qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj trashëgimisë kulturore.