Mashtrohet 83-vjeçarja në Tetovë: E thirin në telefon dhe i thonë se vajza e saj ka shkaktuar aksident, duke i marrë 2.000 euro - Gazeta Express
string(125) "mashtrohet-83-vjecarja-ne-tetove-e-thirin-ne-telefon-dhe-i-thone-se-vajza-e-saj-ka-shkaktuar-aksident-duke-i-marre-2-000-euro"

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 14:21

Mashtrohet 83-vjeçarja në Tetovë: E thirin në telefon dhe i thonë se vajza e saj ka shkaktuar aksident, duke i marrë 2.000 euro

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 14:21

Më 20.08.2025, në orën 12:40, në SPB Tetovë, një 83-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 eurosh. Sipas asaj që është raportuar, personi i është paraqitur me telefon dhe e ka njoftuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në Shkup, në të cilin kishte vdekur një i mitur, dhe nëse ajo nuk donte që vajza të shkonte në burg, duhej të sillte para në Shkup.

Siç është raportuar, ajo i ka dërguar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë, pasi ka folur me dhëndrin e saj, ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.