Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpërblyer plus me një tender kompaninë Mercom Company, e cila është e afër me kryeministrin në detyre Albin Kurti. Para pakë ditësh edhe Dogana e Kosovës e kishte shpërblyer me një tender tjetër këtë kompani.
Po ashtu Front Online ka raportuar se më shumë se 1.3 milionë euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë “Kurti” për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë mujore (janar-qershor 2025), raporton portali FrontOnline.
Ndonëse kjo Qeveri nuk ka mandat të plotë, pasi që që disa muaj udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtuesit e dikastereve të ndryshme qeveritare nuk janë kursyer aspak sa i përket shpenzimit të buxhetit për blerje të veturave zyrtare.
Bazuar në raportin 6-mujor të buxhetit të këtij viti, këto Ministri kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme financiare në blerjen e veturave zyrtare:
Presidenca dhe Kuvendi blenë 332,000 € vetura zyrtare
Përpos shtatë Ministrive të Qeverisë në detyrë që kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro në blerjen e veturave zyrtare, avazin të tillë të shpenzimeve nuk i kanë shpëtuar edhe dy institucionet më të larta të nivelit qendror: Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, të cilët kanë shpenzuar më shumë se 332 mijë euro, raporton portali “FrontOnline”.
Sipas raportit 6-mujor të buxhetit, Kuvendi i Kosovës në gjysmën e parë të këtij viti ka shpenzuar 212 mijë euro në blerjen e veturave zyrtare, ndërsa Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani, ka shpenzuar 120 mijë euro vetura zyrtare për delegacione protokollare.