Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë - Gazeta Express
string(63) "protesta-ne-hage-gucati-thirrje-qytetareve-bashkohuni-te-gjithe"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 14:00

Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 14:00

OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se protesta kundër Gjykatës Speciale që nisi më 7 gusht në Prishtinë, do të vazhdojë edhe më 14 shtator në Hagë, nën organizimin e diasporës shqiptare.

Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” ka folur kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati.

“Me kërkesë të bashkëluftëtarëve tanë që i kemi në mërgatë, sidomos  në Amerikë dhe në Evropë kanë kërkuar të mbahet një protestë në Hagë, më datë 14 shtator, ditë e diel. Në momentin që ata kanë kërkuar, ne i kemi mbështetur, dhe me të gjitha kapacitetet tona ne jemi në mbështetje të protestës”.

“Ne veçse kemi paralajmëruar për protestën që do të mbahet në Hagë, që do të jetë vazhdim i protestës që u mbajt në Prishtinë më 7 gusht. Unë bëj thirrje, pasi kjo është një protestë gjithë-popullore”, tha ai.

Gucati thotë se kjo protestë po bëhet që t’i bëhet e ditur Gjykatës Speciale se gjykimi atje shihet si i padrejtë.

Derisa kryetari i OVL UÇK-së, thotë se kërkesat do të jenë po të njëjtat, por vetëm që do të përkthehen në gjuhën angleze.