Deputeti i LDK-së: LVV e ka bllokuar Kuvendin, ajo mund ta zhbllokojë - Gazeta Express
string(67) "deputeti-i-ldk-se-lvv-e-ka-bllokuar-kuvendin-ajo-mund-ta-zhbllokoje"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:57

Deputeti i LDK-së: LVV e ka bllokuar Kuvendin, ajo mund ta zhbllokojë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:57

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, një ditë përpara seancës konstituive  ka ritheksuar qëndrimin e subjektit politik që përfaqëson se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendin.

Në një përgjigje për rtv21 Xhaferi tha se LVV-ja e ka bllokuar konstituimin e Kuvendin në mungesë të një konsensusi dhe, siç thotë,  LVV-ja mund edhe ta zhbllokojë.

‘’Kush edhe  e bënë bllokadën mund edhe ta heq atë në këtë kontekst po them se hapi që bëri LVV-ja  në Kuvendin e Kosovës me dy propozime të cilat edhe nuk morën mbështetje. Unë besoj se nëse vazhdohet në këtë format atëhere edhe mund të arrihet konstituimi i Kuvendit. Ka parti politike të cilat kanë thënë se mbështesin disa kandidat nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit edhe pa marrëveshje politike dhe në këtë kontekst mund të gjendet zgjidhje në Kuvend. Duhet të ketë vullnet dhe bashkëpunim. Nëse nuk janë në gjendje që me 48 deputetë me zgjidh ngërçin politik, atëherë nuk janë në gjendje as me qeverisë me vendin dhe as me i shty proceset përpara”, tha ai.