Kushtetuesja ia rrëzoi Qeverisë nenin që përjashtonte kujdesin mendor nga spitalet, FSSHK e quan fitore për sektorin publik - Gazeta Express
string(110) "kushtetuesja-rrezoi-nenin-qe-perjashtonte-kujdesin-mendor-nga-spitalet-fsshk-e-quan-fitore-per-sektorin-publik"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:54

Kushtetuesja ia rrëzoi Qeverisë nenin që përjashtonte kujdesin mendor nga spitalet, FSSHK e quan fitore për sektorin publik

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:54

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ të Spitaleve të Përgjithshme në nivel vendi.

“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në njoftim.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja ka konstatuar se paragrafi 1 i nenit 11 (organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit nr.01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes vendimit nr.29/180 të Qeverisë së Kosovës, të datës 27 dhjetor 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 dhe paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Vendimi argumenton se Ligji për Shëndetin Mendor përcakton qartë që kujdesi mendor duhet të ofrohet në nivel të dytë përmes spitaleve të përgjithshme — që në fakt është përjashtuar në listën e shërbimeve të Statutit.

Kushtetuesja urdhëroi që ky paragraf të ndryshohet dhe deri atëherë, shërbimet e kujdesit mendor të ofrohen sipas ligjit aktual.