Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, 1 mijë euro gjobë ndaj Stevan Cvetkoviq për nxitje të pëçarjes dhe mosdurimit - Gazeta Express
string(125) "pas-arritjes-se-marreveshjes-per-pranim-fajesie-1-mije-euro-gjobe-ndaj-stevan-cvetkoviq-per-nxitje-te-pecarjes-dhe-mosdurimit"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:33

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, 1 mijë euro gjobë ndaj Stevan Cvetkoviq për nxitje të pëçarjes dhe mosdurimit

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 13:33

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me 6 muaj burgim të akuzuarin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit Stevan Cvetkoviq, i cili dënim me pëlqimin e këtij të fundit iu zëvendësua me 1 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj Cvetkoviq u shpall të enjten nga gjykatësi Kushtrim Shyti, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie të arritur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Shyti tha se i akuzuari Cvetkoviq dënohet me 6 muaj burgim, i cili i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 1 mijë euro, dënim ky që do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

I akuzuari dënimin me gjobë mund ta paguajë me dy këste dhe këstet revokohen nëse i dënuari nuk paguan këstin me kohë deri me datën 5 të muajit.

Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu në deklarimin e tij lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajsisë, deklaroi se PSRK-ja me të pandehurin dhe mbrojtësin e tij ka negociuar marrëveshjen për pranimin e fajsisë, duke respektuar dispozitat ligjore sipas Kodit të Procedurës Penale.

Prokurori Kodraliu theksoi se kjo marrëveshje është arritur në mënyrë vullnetare nga i akuzuari dhe pa presion, duke qenë i njoftuar në detaje të pasojave dhe benefiteve te kësaj marrëveshjeje, respektivisht dënimit të propozuar.

Edhe mbrojtesi të akuzuarit Cvetkoviq, avokati Boban Petkoviq tha se kjo marrëveshje është arritur duke respektuar dispozitat e KPRK-së. Shtoi se pajtohet me të mbrojturin e tij.

Ndërsa, i akzuzri Cvetkoviq tha se e mbeshtetë këtë marrëveshje.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kushtrim Shyti mori aktvendim me të cilin e aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.