Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lëvduar trupat e tij të dislokuara për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Kim “u përcolli inkurajim të ngrohtë” oficerëve dhe ushtarëve që shërbyen në rajonin Kursk të Rusisë, raportoi Agjencia Zyrtare Koreane Qendrore e Lajmeve.
“Ushtria jonë është heroike”, u citua të thoshte Kim në një fjalim para anëtarëve të ushtrisë në kryeqytet.
“Ushtria jonë tani po bën atë që duhet të bëjë dhe atë që duhet bërë. Do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, shtoi më tej Kim.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë krijuar marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta, me Phenianin që në prill konfirmoi për herë të parë se kishte vendosur një kontingjent ushtarësh të saj për të luftuar përkrah trupave ruse.