Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi i cili kërkohet për vjedhje të rëndë, duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e tij.
Nga policia është thënë se kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.
Njoftimi:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje e rëndë”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].