Zviceranët “i vajtojnë” lojtarët që u rritën atje e që i zgjodhën Kosovën apo Shqipërinë - Gazeta Express
string(86) "zviceranet-i-vajtojne-lojtaret-qe-u-rriten-atje-e-qe-i-zgjodhen-kosoven-apo-shqiperine"

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 11:56

Zviceranët “i vajtojnë” lojtarët që u rritën atje e që i zgjodhën Kosovën apo Shqipërinë

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 11:56

Zvicra është një vend multietnik dhe kjo ka bërë që Kombëtarja e këtij shteti të përbëhet nga futbollistë të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët janë lindur dhe rritur aty.

Por, ka prej tyre që në fund ia kanë kthyer shpinën ekipit “Helvetik” duke i zgjedhur Kombëtaret e shteteve prej nga i kanë rrënjët, shkruan “Gazeta Express”.

Rasti i fundit ishte ai i futbollistit Eman Kospo, i cili e zgjodhi Bosnje e Hercegovinën para Zvicrës.

Raste të tilla kishte edhe në të kaluarën, ndërsa për momentin edhe Leon Avdullahu është mes Kosovës dhe Zvicrës.

E mediumi zviceran “Nau”, përmes versionit online “nau.ch” e ka zbuluar listën e gjatë të futbollistëve që i zgjodhën Kombëtaret tjera ndonëse u rritën në Zvicër, duke e përmendur këtu edhe yllin e dikurshëm të Kroacisë, Ivan Rakitic.

“Të gjithë janë zviceranë – dhe kanë vendosur të ndryshojnë ekipin e tyre kombëtar të futbollit”, shkruan mediumi zviceran.

Ndër të tjera, mediumi zviceran i ka përfshirë në listë edhe futbollistët shqiptarë, nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, të cilët në fund i zgjodhën Dardanët ose Kuqezinjtë para Helvetikëve.

– Albert Bunjaku – Kosova (6 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës)

– Florent Hadergjonaj – Kosova (1 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës)

– Amir Saipi – Kosova (18 paraqitje me ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Bledian Krasniqi – Kosova (38 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Toni Domgjoni – Kosova (25 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Benjamin Kololli – Kosova (asnjë paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Betim Fazliji – Kosova (dy paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Mirlind Kryeziu – Kosova (23 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Nedim Bajrami – Shqipëria (51 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Amir Abrashi – Shqipëria (43 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Taulant Xhaka – Shqipëria (44 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Frederik Veseli – Shqipëria (57 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Shkelzen Gashi – Shqipëria (46 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës)

– Berat Gjimshiti – Shqipëria (20 paraqitje për ekipin e të rinjve të Zvicrës). /Gazeta Express