Gjykatësi i njohur amerikan Frank Caprio la një mesazh një ditë para vdekjes: Më kujtoni në lutjet tuaja - Gazeta Express
string(103) "gjykatesi-i-njohur-amerikan-frank-caprio-la-nje-mesazh-nje-dite-para-vdekjes-me-kujtoni-ne-lutjet-tuaja"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 11:21

Gjykatësi i njohur amerikan Frank Caprio la një mesazh një ditë para vdekjes: Më kujtoni në lutjet tuaja

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 11:21

Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Ai një ditë para vdekjes i është drejtuar ndjekësve të tij duke iu kërkuar që të luten për të.

“Vitin e kaluar kërkova nga ju që të luteni dhe është e qartë që ju e bëtë sepse kalova një periudhë shumë të vështirë. Fatkeqësisht kam pasur një pengesë dhe jam kthyer në spital dhe po kërkoj nga ju që të më kujtoni në lutjet tuaja edhe një herë. Ju kërkoj sërish, nëse s’është shumë, që ju të më kujtoni mua në lutjet tuaja. Jam besimtar i madh në fuqinë e lutjeve. Mendoj se i Plotfuqishmi sipër po na shikon, prandaj më kujtoni mua ju lutem”, ka thënë Caprio.