Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 15:00.
Nga PDK është bërë e ditur edhe se konferenca do të zhvillohet para objektit të Gjykatës Kushtetuese.
Arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur.
‘‘Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konferencë për Media sot, më 21 gusht 2025, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, në ora 15:00.
Vendi: Gjykata Kushtetuese
Koha: 15:00
Ftojmë përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë dhe të përcjellin këtë konferencë’’, thuhet në komunikatë.