Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin e Eberechi Eze, me një shifër prej 67,5 milionë funtesh, 60 të garantuara dhe 7,5 që lidhen me bonuset e lidhura me paraqitjet e lojtarit.
Më saktësisht, “Topçinjve” do t’ju kushtojë kartoni i futbollistit 75 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.
Përafërsisht, kjo ishte klauzola e vendosur për futbollistin, e cila kishte skaduar javën e kaluar.
Pas arritjes së marrëveshjes, futbollisti mund të përfundojë sot tek “Gunners”, ku fillimisht pritet t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore për ta nënshkruar më pas kontratën.
Përkundër marrëveshjes, Eze do të bëjë pjesë në ekipin e Crystal Palacet për ndeshjen e sontme të Ligës së Konferencës, ku edhe do t’i përshëndesë tifozët.
Arsenali e riktheu interesimin pë Eze mbi të gjitha pas lëndimit të Kai Havertz dhe nevojës për t’u përforcuar para se të mbyllet afati kalimtar i verës.
Një pjesë e madhe e punës megjithatë ishte bërë në qershor, kur londinezët e kishin shikuar mundësinë e transferimit të futbollistit ofanziv.
Me arritjen e Eze, Arsenali e ka përforcuar në mënyrë të dukshme fazën ofanzive dhe mund ta shfrytëzojë fantazinë dhe kapacitetin e lojtarit nigerian, i natyralizuar në anglez. /Gazeta Express