Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje në Shtime nëna dhe e bija janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/babai.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë.
“Me datën 20.08.2025, rreth orës 11:10, policia në Shtime ka pranuar një informatë se dy femra (nënë e bijë) janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/babai, mashkull, kosovar, 69 vjeç. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjahu me 12 fishekë.”
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar raste për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. /GazetaExpress/