LAMM: Mbetet e bllokuar rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup - Gazeta Express
string(59) "lamm-mbetet-e-bllokuar-rruga-rajonale-makedonski-brod-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

LAMM: Mbetet e bllokuar rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Trafiku në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare “Tabanovcë” koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 20 minuta. Në pikën kufitare “Bogorodica” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.