QMK: Zjarre aktive në “Jasen” dhe zonën e fshatrave Belovodicë dhe Cerovë - Gazeta Express
string(70) "qmk-zjarre-aktive-ne-jasen-dhe-zonen-e-fshatrave-belovodice-dhe-cerove"

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

QMK: Zjarre aktive në “Jasen” dhe zonën e fshatrave Belovodicë dhe Cerovë

Maqedoni

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit ka pasur gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tre janë aktive.

Sipas QMK-së zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” flakët kanë përfshirë një pyll të përzier.

Në zonën e fshatit Belovodicë, në vendin e quajtur “Livadhet”, flakët kanë përfshirë pyje ahu. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet sipërfaqe me kërcell të ulët dhe drunjë.

Nga zjarret e shuara, dy kanë qenë në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Kishinovë – Obleshevë.