“Respekt”- Gruaja e Ejup Maqedoncit mbështet Shqipe Selimin pasi s’e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare - Gazeta Express
string(108) "respekt-gruaja-e-ejup-maqedoncit-mbeshtet-shqipe-selimin-pasi-se-votoi-donika-gervallen-per-kryeparlamentare"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:47

“Respekt”- Gruaja e Ejup Maqedoncit mbështet Shqipe Selimin pasi s’e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:47

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka ofruar mbështetje për deputeten Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën përgjatë seancës së djeshme konstituive.

Veliu-Maqedonci ka duartrokitur vendimin e Selimi-Mehmetit me anë të një komenti në postimin e saj në ‘Facebook’. Në të njëjtin postim, deputetja e LVV’së bën të ditur se arsyeja e mosvotimit të Gërvallës janë deklaratat e saj kundër bashkëshortit të Shqipes, Rexhep Selimit, shkruan Insajderi.

“Respekt Shqipe”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me emoji me duartrokitje.

Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci, sikurse bashkëshorti i saj, ka qenë pjesë e luftës çlirimtare të UÇK-së.