I armatosur dhe i dyshimtë - sfidon policinë në kufi dhe ikën kah mali drejt Shqipërisë - Gazeta Express
string(85) "i-armatosur-dhe-i-dyshimte-sfidon-policine-ne-kufi-dhe-iken-kah-mali-drejt-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:22

I armatosur dhe i dyshimtë – sfidon policinë në kufi dhe ikën kah mali drejt Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:22

Mbrëmë rreth orës 20:30 në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, policia ka pasur në një person të dyshuar i cili ishte duke bartur një çantë dhe ishte i armatosue.

I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Sipas njoftimi, zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë).

Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.