Persona të panjohur dyshohen se ia vunë zjarrin pronës së dy viktimave në Ferizaj - Gazeta Express
string(81) "persona-te-panjohur-dyshohen-se-ia-vune-zjarrin-prones-se-dy-viktimave-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:04

Persona të panjohur dyshohen se ia vunë zjarrin pronës së dy viktimave në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:04

Në Lloshkobare të Ferizajt raportohet se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin pronës së dy viktimave.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën dhe u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Sipas Policisë, janë djegur 3 hektarë mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.