Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në Dollc të Klinës, Spitali i Pejës: I aksidentuari është sjellë pa shenja jete - Gazeta Express
string(122) "nje-i-vdekur-e-pese-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-dollc-te-klines-spitali-i-pejes-i-aksidentuari-eshte-sjelle-pa-shenja-jete"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 8:24

Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në Dollc të Klinës, Spitali i Pejës: I aksidentuari është sjellë pa shenja jete

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 8:24

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express shihen pasojat nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm.